Lajme

“Ali Ahmeti dhe i biri i tij janë “non-grata” në Amerikë” – Pilinci bën deklaratën e fortë në “Drejt”: Turp i botës!

I ftuar në emisionin “Drejt” nga Luan Rama në “Ora News”, profesor Pëllumb Pilinçi, i njohur ndryshe dhe si misionari i shpresës, hodhi akuza të forta ndaj politikanëve shqiptarë, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të vendeve të Rajonit.

Njëri prej tyre ishte dhe politikani shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, i cili u nderua pak ditë më parë edhe si “Qytetar Nderi i Tiranës”.

Polinci zbuloi se Ahmeti është shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“U shpall dhe njëri “Qytetar Nderi” nga Bashkia… Turp i botës”, tha fillimisht Pilinci.

PJESË NGA BISEDA

Luan Rama: Pse? Ai ka qenë dhe luftëtar dhe veprimtar i UÇK-së…

Pilinci: Ai është “non-grata” mor zotëri…

Luan Rama: Në Amerikë?

Pilinci: Po në Amerikë, edhe i biri i tij. E pe fjalimin e tij se si foli ai? Një pyetje të thjeshtë të bëj unë ty: Kush e çliroi Kosovën?

Luan Rama: NATO.

Pilinci: Atëherë pra, kur ai mbajti fjalimin u mburr si ai gjeli kur fryhet dhe tha: Unë kam qenë i UÇK-së, ne luftuam, dhe nuk e zuri Amerikën në gojë dhe mbajti flamurin e Evropës… Ç’punë ka flamuri i Evropës këtu?! Shqipëria nuk është në Bashkimin Evropian. Pra këta njerëz që bëhen këtu si gjela dhe bëhen heronj, e bëjnë se erdhi fundi i kohës së tyre. Ai është “Non-Grata” në Amerikë, dhe i biri është “Non-Grata”. Pra, Kosovën e çliroi Amerika. UÇK-ja u organizua. Ata që janë në burg sot, nuk janë në burg, por në hotel, që e quajnë burg. Ata ishin aty dhe punonin për Amerikën.

EMISIONI I PLOTE – DEKLARATA PËR Z. ALI AHMETI NË MIN. 51

/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button