ShowBiz

Të gjithë në televotim/ Juli i thotë troç Çimi sa është përqindja të rrijë në BBV: Me 3 veta që…    

E teksa ditët për finalen e “Big Brother VIP3” po afrohen, banorëve të shtëpisë më të famshme iu është shtuar frika nga nominim

teksa ditët për finalen e “Big Brother VIP3” po afrohen, banorëve të shtëpisë më të famshme iu është shtuar frika nga nominim.

Të gjithë banorët janë në televotim, dhe këtë të martë mund të eliminohen 3 nga ata. Më i frikësuari nga televotimi mesa duket është konkurrenti më i ri, Shkëlqim Bega, i cili gjatë një bisede me banorët i pyeti ata se sa është përqindja që ai të mund të vazhdojë garën për të fituar çmimin e madh.

“Sa është përqindja që unë të rri në shtëpi të martën?” pyeti Çimi, ndërsa Julian Deda duke qeshur tha: “Që të rrish ti këtu? Me tre veta që dalin përqindja është minus 6”.

Të gjitha konkurrentët shpërthyen në të qeshura nga përgjigja e aktorit, ndërsa Erjola Doçi u shpreh se ekziston mundësia që Çimi të vazhdojë garën, sepse publiku mund të mos votojë personazhet loja e të cilëve ka mbaruar.

“O Çim duhet të dish diçka, mbase publiku mund të votojë dikënd nga të gjithë ne që mund ti ketë mbaruar loja dhe të japë një mundësi ty që të rrish më shumë. Nuk ka të bëjë me fortësinë. Po e mendove televotimin ke kryer punë”, tha Erjola./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button