Life Style

“U HARROVA NGA TË GJITHË”- KUR AKTORJA SHQIPTARE, TASHMË E NDJERË, TREGONTE PËR VUAJTJET E SAJ

E larguar në Gjermani në ditët që i paraprinë ndërrimit të sistemit në Shqipëri, ajo i ka pasur të rralla kontaktet me publikun në Shqipëri. 

Në intervistën e parë 25 vjet pas largimit nga atdheu, dhënë kohë më parë përmes Skype-it për Tema TV, Eva Pëllumbi ishte shprehur mes lotësh se pakkush e ka kujtuar dhe kjo ishte arsyeja e moskthimit të saj.

“Nuk jam kthyer asnjëherë sepse jam shumë e mërzitur”, thotë ajo në intervistën e zhvilluar në vitin 2015. 

Në intervistë, ajo rrëfen se pavarësisht talentit, nuk është vlerësuar në Shqipëri dhe kjo për shkak të divorcit.

“Unë jam vlerësuar, jam propozuar por nuk e kam marrë çmimin “Artiste e Merituar” sepse isha e ndarë”, thotë ajo në intervistë. 

Për publikun shqiptar, Pëllumbi është e njohur për rolet në filmat “Vajza me kordele të kuqe”, “Ëndërr për karrige” apo edhe “Kapedani”. 

Përveç filmave, aktorja ka punuar për 17 vite në Teatrin e Kukullave ku ka luajtur rolin e “Çufos” nga vepra e Gaqo Bushakës si dhe Pinokun. Eva Pëllumbi është ndarë nga jeta në vitin 2019./aktoret.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button