KËNGË DHE POLICI/ Eurovizioni nën masa të forta sigurie
Përfaqësuesja e Shqipërisë në festivalin evropian, “Eurovision 2024”, Besa Kokëdhima është ngjitur në skenën e madhe në Malmo të Suedisë për provat gjenerale të këngës ”Titan”.
Në këtë performancë Besa ka pranë saj dy vokalistë dhe tre kërcimtarë.
Por teksa pritet me kureshtje si çdo vit festivali i këngës këtë vit mbahet në Malmo të Suedisë.
Autoritetet kanë nisur shtimin e masave të sigurisë, dhe vëmendja është përqendruar në qytetin e tretë më të madh suedez.
Si pjesë e bashkëpunimit, janë angazhuar edhe forca dy vendet fqinje, Danimarka dhe Finlanda.
Kjo për arsye se Demonstrata të mëdha janë paralajmëruar të mbahen gjatë Festivalit Europian, për shkak të ankesave në lidhje me pjesëmarrjen e Izraelit, teksa ky vend ka bombarduar Gazën për shkak të luftës kundër Hamasit.
Policia suedeze dhe organizatorët thonë se i kanë marrë të gjitha masat dhe janë të përgatitur mirë për këtë event muzikor.
Këtë vit Eurovision mbahet në Suedi pasi është vendi fitues i edicionit të kaluar me këngën Tattoo të artistes Loren.
Gjysmëfinalja e festivalit është të martën, ndërsa finalja ditën e enjte. Rreth 100 mijë vizitorë pritet të mbushin rrugët e qytetit Malmo. Shefja e policisë së Malmo tha se siguria është rritur në nivelin 4 nga 5./OraNews