Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!
Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…
Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…
1. Sara Gjordeni ka zbuluar pak kohë më parë se është në pritje të ëmbël. Ajo dhe partneri i saj, Bardhi Idrizi, do të bëhen prindër për herë të parë. Ish-banorja e “Big Brother VIP3” është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku me ndjekësit e saj ndan momente të ndryshme nga përditshmëria. Por jo vetëm kaq, pasi Sara nuk ka ngurruar të ndajë me fansat edhe detaje nga shtatzënia. Një ditë më parë, Gjordeni postoi në “Instastory” një foto ku tregonte se po hante bukë dhe fasule. Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte shkrimi krahas këtij imazhi:
“Bebi im s’ka naze o vlla, ka gusto”.
2. Zhaklin Lekatari, ish-opinionistja e edicionit të kaluar të “Big Brother VIP”, ka qenë shpesh e komentuar në rrjet për deklaratat e saj mbi Luiz Ejllin dhe Kiara Titon. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Zhaklina është pyetur se si është marrëdhënia me çifitin e njohur dhe nëse e ka uruar dyshen për ardhjen në jetë të vajzës së tyre. Për këtë, gazetarja është përgjigjur:
Jo, me thënë të drejtën nuk e kam uruar. Sigurisht që ardhja në jetë e një fëmijë është gjithmonë e begatë dhe jetë të gjatë të gjithë ata që lindin, jo vetëm vajzës së tij. Por nuk mendoj se duhet të bëja një urim publik sepse nuk kam bërë urime të tjera publike për personazhe të tjerë. Nëse urimet i bëj, i bëj private, nuk i bëj asnjëherë publike.
3. I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Ronaldo Sharka, ish-banori i edicionit të dytë të këtij formati për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV. Si i komenton ai çiftet e BBV?
Meritoni krijoi ndoshta atë lidhjen e vetme të saktë në këtë Big Brother mendoj unë Ilnisa-Meriton, në të cilën kam besuar dhe vazhdoj të besoj. Ndryshe nga dy lidhjet e tjera, Sara-Bardhi apo Romeo-Heidi. Mendoj që kanë qenë thjesht lidhje interesi, reklamash Instagram-i.
4. Heidi Baci është një nga banoret më të spikatura të “BBV3” si për lojën e saj ashtu edhe për lidhjen me Romeo Veshaj. Heidi ka qenë pjesë edhe e “Grande Fratello” në Itali, nga ku mori shumë vëmendje në Itali dhe Shqipëri. Gjatë pjesëmarrjes në “Grande Fratello”, Heidi pati një romancë me aktorin italian Massimiliano Varrese. Ndërkohë pas përfundimit të “Grande Fratello”, duket se Varrese e ka parë se sa shumë i komentuar është në Shqipëri. E pak ditë më parë ai ka bërë një postim në Instastory ku shkruan edhe shqip dhe bën një falenderim për fansat që i kanë shkruar.
Falenderoj sinqerisht të gjithë njerëzit që më shkruajnë me shumë dashuri këto ditë nga Shqipëria.
5. I ftuar javën e kaluar në emisionin “E diell” ka qenë Anaid Kaloti. I pyetur se cili është influenceri më i miri në treg ai është shprehur për Romeo Veshajn, ku dhe ka treguar se për një postim mund të shkojnë çmime rreth 3 mijë euro dhe se kontratat nuk janë më pak me 10 mijë euro./gsh