ShowBiz

“Tradhtarët zgjohen njësoj si ne”/ Egla i drejtohet Romeos: Do më puthësh prapë duart…

Romeo Veshaj e ka quajtur Egla Cenon tradhtare, duke vijuar akuzat pas nominimit që aktorja bëri gjatë spektaklit të BBV të martën mbrëma

Romeo Veshaj e ka quajtur Egla Cenon tradhtare, duke vijuar akuzat pas nominimit që aktorja bëri gjatë spektaklit të BBV të martën mbrëma.

Mëngjesin e sotëm, Egla i tha se ai do ia puthë sërish duart, duke nënkuptuar veprimin që bëri për të dhe Heidin, por Romeo nuk është në dijeni, ndaj vijon me akuzat.

Pjesë nga biseda:

Egla: U zgjova si dritëz ylli, ose më shumë se aq.

Romeo: Tradhtarët zgjohen njësoj si ne të tjerët domethënë, nuk është se kanë një ndjesi faji ee. Fle rehat dhe zgjohesh rehat.

Egla: Mbaj mend çfarë të kam thënë. Do më puthësh prapë duart po me aq dëshirë.

Romeo: Kjo është pjesa më e turpshme që ke ti.

Egla: Të turpshme e përkthen ti

Romeo: Ti më përdor. Unë të kam puthur duart në momentin që unë kam qenë keq dhe më bën mua ta hedh poshtë atë veprim

Egla: Atë moment e vlerësoj shumë dhe ti do e përsërisësh atë veprim

Romeo: Nuk e vlerëson se je duke ma përdorur

Egla: Nuk është përdorim

Kujtojmë se Egla vuri në nominim Romeon dhe Heidin, mirëpo në të vërtetë njëri do shkojë në finale, ndërsa tjetri do jetë në nominim. Banorët e tjerë nuk janë në dijeni të kësaj skeme.//gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button