“Të është bërë fytyra shollë këpuce”/ Egla i kthehet ashpër Erjolës: Ma shpif, ti je diva e plehrave dhe…
Një debat mjaft i ashpër ka ndodhur mbrëmë mes Egla Cenos dhe Erjola Doçit në “Big Brother VIP3”
Një debat mjaft i ashpër ka ndodhur mbrëmë mes Egla Cenos dhe Erjola Doçit në “Big Brother VIP3”. Gjithçka nisi pasi moderatorja i hodhi në shtrat aktores bishta cigaresh dhe qese mbeturinash.
Egla e ofendoi Erjolën duke i thënë që ka rënë shumë poshtë me veprimin qv bëri, duke shtuar se ‘ia shpif’.
“Patjetër. Të është bërë fytyra shollë këpuce, me fjalë nuk merr më vesh”- iu kthye Erjola, duke i kërkuar aktores që mos t’a përfshijë me të tjerët.
Ti je diva e plehrave”, tha Egla e acaruar me Erjolën nga veprimi i saj.
Mes debatit të dy vajzave është futur edhe Françeska Murati, e cila e habitur nga veprimi i Erjolës i tha asaj që s’janë në muajin e parë të “Big Brother” që të bëjnë veprime të tilla.
/gsh