ShowBiz

“Na mungon se si ke qenë më parë”/ Françeska këshillon Romeon: Më vjen keq që…

Françeska Murati dhe Romeo Veshaj kanë patur një diskutim orët e para të mëngjesit

Françeska Murati dhe Romeo Veshaj kanë patur një diskutim orët e para të mëngjesit. Ka qenë Françeska e cila ka përmendur Graciano Taganin dhe ngacmimet që ai i bën pothuajse çdo banori në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.

“Ka gjithë ditën që do të të mërzisë ty. Do të mërzisë Rozën, mua, kështu që ti mos e lër të ndikojë. Këto ditët që keni të ngelur bashkë duhet ti shijoni të lumtur”, i tha Murati aktorit të njohur.

Më pas Françeska është shprehur se Romeo ka ndryshuar shumë përgjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe për këtë gjë i vjen keq. Ajo i sugjeron që ai ti shijojë ditët e mbetura me Heidi Bacin në shtëpi. Rikujtojmë që asnjë prej banorëve nuk është në dijeni që të shtunën nuk do të ketë eliminim.

“Më vjen keq që nuk të shikoj të lumtur, Do ishte më bukur të të shikonim të lumtur, duke qeshur, me batutat e tua. Me thënë të drejtën na mungon ai Romeo, ke qenë shumë i lezetshëm”, shprehet ajo./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button