Life Style

“Heidi pret gabimin e parë të Romeos dhe…”/ Ngjela zbulon fituesin e BBV3: Është e zgjuar…

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Breaking”, ku ka komentuar edhe ngjarjet e fundit në “Big Brother VIP3”.

Sipas Ngjelës, fituese shikon Heidi Bacin pasi ka eksperiencë edhe nga “Grande Fratello”. Përsa i përket marrëdhënies me Romeo Veshajn, avokati shprehet se Heidi e ka krijuar këtë lidhje dhe pret një gabim të Romeos për të marrë më shumë pikë.

Pjesë nga intervista:

Fiori Dardha: Kë sheh fitues në “Big Brother”?

Spartak Ngjela: Tre ditë e kam ndjekur dhe ajo Heidi më duket më në ngjitje. Se si e paraqet atë lloj intelekti nuk e di, por është shumë intuitave. Mesa kam parë unë, i njeh të tërë ata dhe në ato tre ditë që e kam parë, mësova që ajo ka qenë tek Grande Fratello, ka eksperiencë. Eksperienca nuk vjen nga fitorja, vjen nga humbja, por jo se nuk ka bërë kriticizëm. Ajo ka ikur se e dinte që s’do fitonte dhe ka thënë po të iki kam dhe një tjetër rast për ta ribërë këtë dhe erdhi ta bëjë në Shqipëri. Ajo është më mirë nga të gjithë në pikë, më kanë thënë ekspertët që i ndjekin. Pyeta njërin që i njihte dhe më tha që ajo është më mirë në pikë, në opinionin publik.

Fiori Dardha: E favorizon apo e penalizon lidhja që ka krijuar brenda “Big Brother”-it?

Spartak Ngjela: Nuk e dimë se si e ka, këto lidhje dëmtojnë të lidhurin jo më lidhësen. Lidhësja lë të lidhurin. Ku është loja juridike e avokatisë këtu? Ajo e ka krijuar këtë lidhje dhe ajo po pret gabimin e burrit. Ti e di që burri yt bën gabime, nuk diskutohet fara, gruaja i di të tëra, por lëshon, nga dashura, nga fëmijët etj. Këtu nuk janë këto. Ajo pret gabimin që pastaj të marrë pikë të tjera.

Fiori Dardha: Mesa kuptova ju shihni Heidin fituese?

Spartak Ngjela: Deri tani atë kam parë. / G SH

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button