ShowBiz

“Unë i kam thënë se…”/Meritoni habit me deklaratën për Heidin

Meritoni është shprehur se Heidi del të shtunën, ku sipas tij ajo nuk ka fare inteligjencë.

Heidi dhe Meritoni kanë patur shpesh herë përplasje mes njëri-tjetrit, madje spektaklin e kaluar, dyshja u përball mes disa deklarata aspak të këndshme ndaj njëri-tjetrit.

Sipas Meritoni, Heidi e ka nxjerr keq Romeon në momentin që ftoi Gracianon tek suita ndërsa Heidi nga ana tjetër është shprehur se nëse Meritoni nuk do ishte mik me Romeon, ajo do e kishta sakatuar.

Duke qenë se Romeo dhe Heidi gjenden përball njëri-tjetrit në nominim për finalistin e parë (edhe pse banorët nuk janë në dijeni për këtë), Meritoni është shprehur se Heidi del të shtunën, ku sipas tij ajo nuk ka fare inteligjencë.

Teksa ka qenë në oborr me disa prej banorëve, ai është shprehur:

“Heidi me mua shumë keq. Nuk shkon kështu, unë jam i dashuri i shokut tënd. Më dëgjo mua. Ajo del të shtunën. Me thënë të drejtën unë nuk e kam llogaritur kurrë Heidin, asnjëherë. Unë i kam thënë ti s’ke IQ”.

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button