Rikthim në Top Channel?! Isli Islami në “Big Brother Radio”: Do ketë padiskutim…
Jam fans, tifoz, i projekteve të mira që edhe më shkojnë shumë.”
Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. I ftuar sot në “Big Brother Radio” ishte Isli Islami, i cili bëri një analizë të detajuar mbi banorët dhe situatat e “BBV3”. Ndërkohë, teksa komentoi nominimin e Eglës, ai bëri gjithashtu një analizë të lojës së banores.
Dëshira është për të parë ngjarje e dinamika aty. Më shumë i tronditur m’u duk Romeo. Kush ka shpenzuar mbi 100 ditë me Eglën, duhet ta dinte që Egla s’do çonte në nominim për të larguar Heidi nose Romeon. Ajo nuk eleminon në këtë formë lojtarët. Ajo do t’i eleminojë në finale. Pati një lloj lumturie te të tjerët që do dilte njëri prej të dyve.
Ndërkohë, i pyetur nëse do të kthehej në televizion e në Top Media, Isli u shpreh:
Unë besoj që do ketë patjetër një rikthim. Uroj të këtë. Do doja të ketë dhe do ketë padiskutim. Jam fans, tifoz, i projekteve të mira që edhe më shkojnë shumë/gsh