“Nga televotimi do dalë Romeo…”/ Si e komenton Isli Islami nominimin e Eglës?!
“Nëse do bënte një nominim tjetër do i binte që do bënte disa kacavjerrje…”
Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh.
I ftuar sot në “Big Brother Radio” ishte Isli Islami, i cili bëri një analizë të detajuar mbi banorët dhe situatat e “BBV3”. Ndërkohë, i pyetur lidhur me nominimin që bëri Egla mbrëmjen e djeshme, ai u shpreh si më poshtë.
Unë mendoj që Egla kishte një lloj koherence në atë që u diskutua. Nëse do bënte një nominim tjetër do i binte që do bënte disa kacavjerrje nga njëra në tjetrën. Ajo s’bën gabime amatore. I bëri një dhuratë njërit prej të dyve. Unë mendoj që të dy do jenë në finale. Unë mendoj që nga televotimi do dalë Romeo./gsh