Life Style

“Kur duan e tregojnë të vërtetën”/ Ilnisa komenton deklaratat e banorëve për lidhjen e saj me Meritonin!

Do ta shihni në ditët në vijim…”

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Arbër Çepanin ka qenë gazetarja Ilnisa Agolli. Ajo është gjithashtu ish-banore e këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP Albania”, e cila u eleminua gjatë një nominimi shumë të fortë afër finales së madhe.

Ajo u fut dje në shtëpi për t’i bërë një surprizë partnerit të saj, Meritonit, i cili vazhdon të jetë ende në garë. E pyetur nga Arbri se çfarë do të dëshironte t’i thoshte në vesh Meritonit në ato çaste dhe çfarë priste nga ai, ajo u përgjigj:

Unë ja thashë. Ai e di shumë mirë që e dua, por që e dua më të gjallë atje brenda. Nuk e shoh dot të mërzitur të them të drejtën. Se ja dua shumë shpirtin dhe sytë kur i qeshin dhe për këtë më vjen keq, por në atë shtëpi zymtësia ka rënë në dukje. Nuk më ka surprizuar më shumë seç prisja se unë e prisja këtë gjë. Me Meritonin ka ndodhur diçka shumë e jashtëzakonshme aty brenda që ne e kemi njohur njëri-tjetrin që në ditët e para dhe kemi besuar tek njëri-tjetri që në fillim.

Si do të ishte një fushatë elektorale nga Ilnisa për të promovuar fitoren e Meritonit?

Pas surprizës, shumë banorë u shprehën të emocionuar dhe thanë se ata të dy janë çifti më real i krijuar. Ja si e komentoi ajo këtë deklaratë:

Banorët kur duan e tregojnë të vërtetën që ndjejnë dhe kur nuk duan bëjnë të kundërtën. Kjo është tipologjia e lojtarëve mesa duket në këtë edicion, por më vjen mirë që në momente të tilla ata nuk do të vepronin ndryshem sepse ajo që duket duket./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button