Juli ka në mend të prishë sfidën e buxhetit? Egla debaton me aktorin: Vetëm budallallëqe…
Para disa ditësh, Julian Deda është shprehur se mund të prishë çdo sfidë që ka të bëjë me buxhetin e javës
Para disa ditësh, Julian Deda është shprehur se mund të prishë çdo sfidë që ka të bëjë me buxhetin e javës. E ditën e sotme ka debatuar me Egla Cenon pikërisht për këtë.
Teksa 6 banorët e zgjedhur nga liderja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri për të bërë lojën e radhës, duket se Juli ka menduar se si do e prishë atë.
E Egla e ka pyetur nëse do të guduliste Meriton Mjekiqin teksa mbante me duart lart një platformë me topa shumëngjyrëshe brenda. Aktori i njohur i tha ‘jo’ dhe më pas shtoi që ajo ‘ia futi në mendje’.
Pjesë nga biseda:
Egla: Do gudulisësh Meritonin?
Juli: Ma fute në mend, doja të rrija në oborr. Po na le rehat se e di unë ça bëj, do të marr leje ty. E di vetë ça bëj
Egla: S’po të them ça të bësh, po të pyes ‘ke ndërmend të gudulisësh Meritonin’?
Juli: Jo. Po meqenëse ma fute në mend…
Egla: Do të ishte shumë kështu… Do t’a dinin për nder të gjithë
Juli: Pse ça ka? Doni buxhet ju?
Egla: Po ik o Jul
Juli: Po ik o Egla do më m’treguar ti mua
Egla: Ec, vazhdo
Juli: Urdhëro, ça e ke atë ‘ec, vazhdo’ se nuk e kuptoj
Egla: Vazhdo
Juli: Bën si shefe e madhe, e di unë ça bëj
Egla: Vetëm budallaqe
Juli: Sa inat kam kur bën këto skena. Po ik e bëj ndonjë gjë për jetë, po ec, budallaqe/gsh