Autobusi i PSG-së la Mbappe në stadium pas humbjes me Dortmundin
Kylian Mbappe thuhet se u la në stadium nga autobusi i ekipit të Paris Saint-Germain pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmund të mërkurën mbrëma.
Niclas Fullkrug shënoi golin e vetëm të ndeshjes në “Signal Iduna Park” teksa skuadra e Bundesligës mori fitoren në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Jadon Sancho ishte më i miri për Dortmundin, ndërsa Mbappe u mbajt relativisht i qetë nga mbrojtja e ashpër e klubi verdhezi.
Francezi goditi shtyllën në pjesën e dytë, por nuk pati fat ta gjejë golin në ndeshjen e parë.
Mbappe gjithashtu nuk doli nga stadiumi me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve të tij, të cilët u kthyen në aeroport me trajnerin.
Sipas gazetës “Le Parisien”, Mbappe duhej të qëndronte për një kohë më të gjatë pasi u përzgjodh për testim të rastësishëm të dopingut.
Në përputhje me protokollin e UEFA-s, ai duhej të priste që të përfundonte testi i detyrueshëm dhe më pas të lidhej me shokët e tij të skuadrës në aeroport pasi u dërgua me transport privat.
Mbappe është i vendosur për t’u larguar nga PSG si lojtar i lirë gjatë verës dhe do të bëjë gjithçka për ta kualifikuar ekipin në finalen e madhe.
Ai është vetëm dy gola larg arritjes së 50 golave në Ligën e Kampionëve duke barazuar shifrën e bashkëkombësit Thierry Henry në garën kryesore evropiane të klubeve.