ShowBiz

“60 minuta me duart…”/ Çfarë vendosi Egla për 6 banorë të BBV3?

Mëngjesin e kësaj të enjte në shtëpinë e “Big Brother VIP3” është futur një zarf i bardhë, në të cilin…

Mëngjesin e kësaj të enjte në shtëpinë e “Big Brother VIP3” është futur një zarf i bardhë, në të cilin ishte sfida e radhës për buxhetin.

Si lidere e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Egla Ceno, do të vendosë për 6 banorët që do të kryejnë këtë sfidë, e cila ka të bëjë me mbajtjen 60 minuta me duar lart platformat me topa shumëngjyrëshe brenda.

Aktorja e njohur vendosi që të sfidonte banorët që ajo mendonte se ‘mund të rezistojnë, kanë durim dhe pak përgjegjësi për t’a çuar’ deri në fund’.

Ndërkohë Egla u shpreh se platformat nuk janë të rënda dhe menjëherë tha emrat:

“Meritoni, Françeska, Erjola, Romeo, Çimi dhe Heidin”, duke shtuar: “Mendoj se ju jeni personat e duhur për t’a çuar deri në fund”.

“Big Market ka një sfidë vetëm për 6 prej jush. Banorët që do të luajnë duhet të dalin te arena me rënien e gongut. Aty do të gjeni 6 platforma brenda së cilëve ka topa shumëngjyrësh. Për 60 minuta ju duhet të mbani me duar ngritur platformën, në mënyrë që topat mos të rrëzohen. Nëse ju ia dilni do të fitoni buxhet të plotë për javën e ardhshme. Egla si lidere e shtëpisë do të vendosë se cilët janë 6 banorët që duhet të bëjnë sfidën”, lexohej në zarfin e bardhë. / G SH

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button