Life Style
Vajza e Agim Shukes: Gëzuar ditëlindjen në parajsë babush, do doja të të shihja të plakeshe me ne
Vajza e aktorit të njohur Agim Shuka, ka bërë një dedikim emocionues për të të atin, në ditën e lindjes së tij.
Ajo shkruan se do donte ta shihte të plakej pranë tyre, duke qenë se aktori i dashur ndërroi jetë shumë shpejt në mënyrë misterioze, vdekje që ende sot e kësaj dite nuk është zbardhur se përse ndodhi.
“Gezuar ditelindjen ne parajse babush!
Do desha te te shihja te plakeshe prane nesh!
Te me mbronte dashuria jote, te me keshillonte zgjuarsia jote dhe te me jepte liri toleranca jote!
Te me gezonin perkedhelite, perqafimet e tua te ngrohta dhe buzeqeshja jote rrezatuese!
Te te jetoja ty babai im i mrekullueshem! Gezuar shpirti im! I Shuka”, shkruan ajo