Lajme
Polici bie pa ndjenja në protestë, këshilltari i opozitës i jep ndihmën e parë mjekësore
Një punonjës policie i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ka humbur ndjenjat gjatë protestës së qytetarëve tek bashkia e Tiranës.
I thirrur prej orësh që të qëndrojë në diell, për të mbrojtur Erion Veliajn, polici ka humbur ndjenjat duke u shembur në tokë.
I pari që i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore ka qenë këshilltari bashkiak i opozitës, doktor Ilir Alimehmeti.
/OraNews