Po e thërret, po tall b****”/ Roza ngre tonet me Eglën
Mbrëmë në spektaklin e “Big Brother VIP3” u dha rezultati i televotimit për liderin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri
Mbrëmë në spektaklin e “Big Brother VIP3” u dha rezultati i televotimit për liderin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Egla Ceno ishte e zgjedhur e publikut dhe si pasojë kishte edhe një avantazh shumë të rëndësishëm në lojë.
Aktorja e njohur kishte të drejtë të çonte dy banorë në televotim, por jo për t’u larguar të shtunën mbrëma. Publiku kësaj radhe do të votojë për finalistin e parë. Këtë e di vetëm Egla, të nominuarit dhe banorët e tjerë nuk e dinë si qëndron e vërteta.
Dhe zgjedhja e Eglës ishte Heidi Baci dhe Romeo Veshaj, ku ky i fundit e ka pritur shumë keq këtë vendim dhe ka debatuar ashpër me aktoren.
Ndërkohë një debat i fortë në lidhje me këtë ka ndodhur edhe mes Eglës dhe Roza Latit, e cila ka shpërthyer ndaj saj. Sipas moderatores, Ceno po ‘tall b****’ teksa rri duke e thirrur “Romeo, Romeo’.
Pjesë nga debati:
Egla: Shihe ça po bën tani nga larg
Roza: Po ti ça po i bën deri tani?
Egla: Ça po i bëj?
Roza: Ti po e thërret, po tall b****, ja ça po bën. Romeo, Romeo. Ai në punë të vet duke ikur
Juli: O Roza, lojë mo njeri
Roza: Vjen këtu dhe i shkon nga mbrapa
Juli: Është lojë o njeri
Roza: Është lojë
Juli: E keni ekzagjeruar shumë
Egla-Romeos: Të kam xhan
Roza: E dëgjon
Romeo: Je më e pafytyra
Juli: Shumë mirë i thotë, të kam xhan, ça ti thotë
/gsh