Rajoni
Lëkundje të forta tërmeti në Ballkan, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter ka goditur Kroacinë. Sipas Shërbimit Sizmologjik në Kroaci, epiqendra e tërmetit ishte rreth 15 kilometra në jug të Slunjit. Ndërsa thellësia është regjistruar rreth 10 kilometra.
Tërmeti është ndjerë thuajse në të gjithë Kroacinë, gjithashtu ka raportime se lëkundje tërmeti janë ndjerë edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë./OraNews