Heidi gjen në krevat një letër, çfarë i kanë shkruar?
Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së kaluar, banorët e “Big Brother VIP3” janë përfshirë në debate me njëri-tjetrin
Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së kaluar, banorët e “Big Brother VIP3” janë përfshirë në debate me njëri-tjetrin. Zgjedhja e Egla Cenos për të dërguar në nominim Romeo Veshajn dhe Heidi Bacin duket se ka nxehur situatën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Përveç Eglës, asnjë nga banorët e tjerë nuk e di arsyen e vërtetë të këtij nominimi. Teksa publiku do të votojë për të ‘zgjedhur finalistin e parë’, banorët mendojnë se ose Heidi ose Romeo do të largohet përfundimisht nga BBV3.
Gjatë mbrëmjes, teksa ishin duke u shtrirë në krevat, Heidi vuri re se pranë kishte një letër.
“Kush ma ka lënë këtë?”, pyet Baci banorët që ndodheshin në dhomën e gjumit. Ndërkohë në fletë shkruhej: “Return BBV3”.
Françeska Murati dhe dhe Shkëlqim Bega u habitën nga letra, duke thënë menjëherë se nuk ishin ata që e kishin lënë aty.
/gsh