ShowBiz

“Ti e di shumë mirë se sa shet”/ Banori i ri flirtoi me Françeskën?

“A je e martuar ti?”, ishte pyetja që banori më i ri i “Big Brother VIP”, Shkëlqim Bega  i drejtoi Françeska Muratit, e cila e konsideroi atë si flirtim

“A je e martuar ti?”, ishte pyetja që banori më i ri i “Big Brother VIP”, Shkëlqim Bega  i drejtoi Françeska Muratit, e cila e konsideroi atë si flirtim.

Së fundmi gjatë një bisede me Erjola Doçin, banori u betua se nuk e ka ditur që modelja është e martuar, ndonëse një gjë e tillë nuk u besua nga moderatorja.

“Ti e di shumë mirë ku je fut, si je futur dhe për çfarë je futur”– i tha Erjola, duke hedhur dyshimet se Çimi është futur me një strategji, duke ngacmuar Françeskën sepse është e martuar dhe kjo gjë bën lajm në median rozë.

Pjesë nga biseda:

Çimi: Po thua për Françeskën?

Erjola: Se paske ditur ti

Çimi: Se kam ditur moj për Zotin

Erjola: S’je i besueshëm për këtë fakt

Çimi: Pse?

Erjola: Sepse ti e di shumë mirë ku je fut, si je futur dhe për çfarë je futur.

Çimi: Pse s’ta mbush mendjen?

Erjola: Ti e di shumë mirë se sa shet. S’di se është e martuar dhe ajo ka folur për fëmijën e për çdo gjë! Ti do hyje në ditën e 105 dhe s’dije se ku po futeshe! O i shkreti

Çimi: Vetëm këto parashutat dhe Meritonin, se unë se kam parë fare

Erjola: Po po këto suki suki e dije

Çimi: Se kam dëgjuar. Ndonjë gjë që kam parë kalimthi.

Erjola: Jam skeptike unë si natyrë / G SH

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button