Prezantohej si polic dhe kërcënonte eskortat me të cilat kryente marrëdhënie, kush është i riu i arrestuar
Ajet Salla është 27-vjeçari që u arrestua nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore në Tiranë i cili dyshohet se pasi prezantohej si polic, u merrte shuma parash nga eskortat me të cilat kryente marrëdhënie seksuale nën kërcënimin se do ti arrestonte për prostitucion.
Gjatë arrestimit, AMP i ka gjetur të riut një stemë policie. Jo vetëm që Salla merrte lekë nga vajza me të cilat linte takime, por ishte dhe vetë i përfshirë në rrjetin e prostitucionit.
Burime bëjnë me dije se Ajet Salla kishte të paktën 10 adresa në Instagram me emra vajzash. Në këto adresa i shkruanin meshkujt ku Salla hiqej si prostitutë. Pasi linte takimin dhe pazarin në hotel, më pas dërgonte një nga vajzat që punonin për këtë të fundit për t’u takuar me klientët. /vizionplus.tv