“Nëse shkoj…”/ Momente romantike mes Romeos dhe Heidit
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë një ndër çiftet që u krijuan në shtëpinë e “Big Brother VIP3”
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë një ndër çiftet që u krijuan në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.
Mëngjesin e sotëm, dyshja kanë kaluar momente romantike së bashku teksa ndodheshin në oborr, duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin nën ritmin e muzikës.
“Edhe nëse shkoj nuk harroj. Mund ta nisje ti një jetë se më doje vërtetë ti…”- ishin disa nga rreshtat që Romeo i këndoi Heidit, duke i treguar që është shumë i dashuruar.
Nga ana tjetër Baci duke qeshur i thotë: “Kemi lënë nam dje”.
Ndërkohë kujtojmë se Heidi dhe Romeo janë thumbuar herë pas here në lidhje me romancën e tyre. Shpeshherë banorët janë shprehur kritikë për këtë marrëdhënie dashurie.
Sipas disa pre tyre, Baci dhe Veshaj nuk kanë dashuri për njëri-tjetrin, por po e përdorin lidhjen për lojë.
/gsh