Lajme

Ndryshon sistemi i adresave në Shqipëri/ Balla: Çdo banesë do të ketë një kod unik

Me miratimin e këtij ligji, pritet që çdo banesë të ketë një kod unik

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka marrë pjesë ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë.

Gjatë fjalës së tij, ai ka prezantuar projektligjin e iniciuar nga socialistët, “Për sistemin e adresave” që parashikon një reformë. Sipas Ballës, me miratimin e këtij ligji, pritet që çdo banesë të ketë një kod unik, në mënyrë që të jetë më e lehtë gjetja e saj.  Po ashtu,  Balla theksoi se regjistri kombëtar i adresave duhet të përditësohet në mënyrë të rregullt.

“Çdo banesë në Shqipëri do të ketë një kod unik. Kemi punuar edhe me akte nënligjore. Ligjet e mira duan sanksione të forta. Regjistri kombëtar i adresave duhet të përditësohet në mënyrë të rregullt. Banesat duhet që të kenë kod unik, që edhe turistët të gjejnë saktë adresën.

Historia që banesa është tek Pallati me Shigjeta, më pas keni një kioskë e shko në kat të tretë, kjo nuk do të funksionojë. Me Kodin Unik, ky problem do të marrë fund. Kemi parashikuar kod edhe për banesën, edhe për ndërtesën”, tha Balla.

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button