Meritoni “ngrin“ pas urdhrit të Eglës, çfarë ndodhi mes dyshes
Meriton Mjekiqi dhe Egla Ceno e kanë nisur ditën sot duke diskutuar me njëri-tjetrin
Meriton Mjekiqi dhe Egla Ceno e kanë nisur ditën sot duke diskutuar me njëri-tjetrin.
Moderatori i thotë aktores se “kur të mungon buzëqeshja, e kam një listë shumë të gjatë. Veç bën tik dhe ta plotësoj”.
“Puna është se nuk funksionoj me lista. Buzëqeshjen mua ma sjellin vetëm njerëzit pozitiv dhe me shtyllë kurrizore, si puna e Gracianos”, i përgjigjet ajo.
Ndërkojë Meritoni shton se “herë thotë ndryshe për Gracianon, herë me shtyllë dhe herë pa shtyllë kurrizore” dhe Egla i kthehet: “Unë ndryshoj mendje shumë shpesh, kështu jam”.
Më pas Egla i kthehet se po ia heq buzëqeshjen dhe duhet vetëm që të pushojë:
“Shënoje në listë: Duhet të pushosh që unë të qesh. Pusho, pusho. Faleminderit. Tani jam e lumtur. Rri ashtu deri mbasdite, po qe dhe burrë, meqenëse na premtove listat, të shohim ça do ndodhë”.
Në këto momente Meritoni ‘ngrin’ pas urdhrit të aktores, por sapo në sfond u dëgjua një muzikë, ai nisi të këndonte.
“Mos fol kot, mos jep premtime kot”, i thotë Egla.
/gsh