Life Style

“Kam kaluar një fëmijëri me trauma! Mami ndërroi jetë dhe babai…”/ Banori i BBV3 rrëfen historinë e tij të trishtë

Shkëlqim Bega ka rrëfyer historinë e tij të trishtë të fëmijërisë në shtëpinë e “Big Brother VIP”

Edhe pse ka pak ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, Shkëlqim Bega ka vendosur që të ndajë me publikun një histori të trishtë nga fëmijëria e tij.

Gjatë një bisede me Graciano Taganin, boksieri ka treguar se ka kaluar një fëmijëri me trauma pasi nëna e tij ndërroi jetë kur ai ishte në një moshë të vogël.

Bega tha se babai i tij nuk u martua më, duke ua kushtuar jetën fëmijëve të tyre, të cilët tashmë i ka si shokë.

“Ti ke një edukatë të jashtëzakonshme edhe ajo do të ishte krenare për ty, jam i sigurt” – iu drejtua balerini duke e ngushëlluar Çimin për humbjen e nënës së tij.

Pjesë nga biseda:

Shkëlqimi: Fëmijëria jote ka qenë bardh e zi, por e imja ka qenë me trauma. Janë shumë gjëra që s’ke pasur fëmijëri

Graciano: Besoj që motrat të kanë ndihmuar shumë

Shkëlqimi: Po, por edhe ato e kanë përjetuar

Graciano: Po babai jot a krijoj ndonjë marrëdhënie tjetër apo jo.

Shkëlqimi: Jo

Graciano: Ua dedikoj jetën vetëm ju

Shkëlqimi:  E kam si shok. Janë gjëra që nuk jam as i pari dhe as i fundit që i ndodhin, por janë të forta

Graciano: Ti ke një edukatë të jashtëzakonshme edhe ajo do të ishte krenare për ty, jam i sigurt. Sa mirë se e ke gjetur veten që punon

Shkëlqimi: Më pëlqen më shumë puna në lëvizje / G SH

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button