Kush kanë tendencë të tradhtojnë më shumë meshkujt apo femrat?/ Ja si e përcakton fabula e Evës dhe Adamit

Tradhtia është një nga ato plagë të heshtura që vret përbrenda. Diskutimi mbi atë se kush tradhton më shumë, burrat apo gratë, është i vjetër sa vetë njerëzimi. Disa i vënë fajin natyrës mashkullore, të tjerë ngulin këmbë se femrat janë më të fshehta dhe më të rrezikshme kur bëhet fjalë për shkeljen e besimit. Por ndoshta përgjigjja më e thellë ndaj kësaj pyetjeje qëndron në një histori shumë të lashtë si fabula biblike e Evës dhe Adamit.
Historia që nisi gjithçka:
Në Kopshtin e Edenit, gjithçka ishte e përsosur. Derisa një gjarpër, simbol i tundimit, iu afrua Evës. Ai i vuri në dyshim urdhrat e Perëndisë dhe e nxiti të hante nga ‘pema e ndaluar’. Eva, e joshur nga ideja e dijes dhe fuqisë, e mori frutin dhe e hëngri. Por ajo nuk e bëri vetëm i dha edhe Adamit, i cili nuk kundërshtoi, nuk pyeti dhe nuk refuzoi. Edhe ai hëngri. Të dy së bashku bënë mëkatin e parë në historinë e njerëzimit.
Pra, a ishte vetëm Eva fajtore? Jo. Fabula është e qartë: të dy morën pjesë në aktin e ndaluar. Në fakt, shumë interpretime theksojnë se ndonëse Eva ishte e para që mori frutin, Adami kishte përgjegjësi më të madhe, sepse ai kishte marrë drejtpërdrejt nga Zoti urdhrin për të mos prekur pemën.
Kjo histori është një metaforë e fuqishme për marrëdhëniet moderne. Ashtu si në Eden, tradhtia zakonisht nuk ndodh në vetmi. Shpesh është një dinamikë mes dy njerëzve që bien në tundim, që nuk vendosin kufij, që heshtin kur duhet të flasin ose dorëzohen përballë dëshirave të momentit.
Krahasimi midis grave dhe burrave sot në lidhje me ‘tradhtinë’
Sipas disa studimeve, burrat kanë tendencën të tradhtojnë më shpesh në mënyrë fizike, ndërsa gratë shpesh përfshihen emocionalisht përpara se të bëjnë hapin e tradhtisë. Por dallimet janë gjithnjë e më të vogla me kalimin e viteve. Shumë gra tradhtojnë në heshtje dhe ndjejnë faji më vonë. Shumë burra e shohin si ‘një rrëshqitje\ dhe vazhdojnë sikur asgjë s’ka ndodhur.
Kjo ngjan shumë me atë që ndodhi me Adamin dhe Evën. Eva e joshur nga fjala e gjarprit dhe Adami që u bashkua në mëkat pa pyetur pse.
Në fund të fundit, të gjithë jemi njerëz
Në fund të fundit, historia e Edenit nuk është për të përcaktuar kush ka më shumë faj, mashkulli apo femra, por për të na kujtuar se të gjithë jemi të brishtë, të gjithë tundohen dhe të gjithë gabojnë.