Baba i një vajze, ja si ndihet Luiz Ejlli: Këtë ndjesi mund ta kuptojnë vetëm…
Pritja e ëmbël e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit ka përfunduar
Moderatorja ka sjellë në jetë vajzën e saj vetëm para pak orësh. Kiara dhe vogëlushja janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Çifti ka publikuar foton me vogëlushen e tyre të cilën e kanë pagëzuar me emrin Luna Marí Ejlli.
Luiz Ejlli së fundmi ka publikuar një video ku shprehet se ndihet më i lumtur se kurrë dhe këtë ndjesi mund ta kuptojnë vetëm ata që janë bërë prindër.
“Mendova se lumturia e kishte pikun kur Kiara më tha “PO” por më vjen keq ti them Kiarës se lumturia më e madhe qenka kjo tjetra është fakt. Keni për ta kuptuar vetë kur ta provoni dhe ata që e kanë provuar e di si ndjesi. Zoti ju bekoftë të gjithëve!”-shprehet Luiz Ejlli / OraNews