“Romeo, influencëri më i mirë”, Anaidi zbulon shifrat e frikshme që merr aktori për një postim në Instagram
Anaid Kaloti i ftuar tek E Diell ka treguar se influencuesi më i mirë në tregun shqiptar për momentin është Romeo Veshaj.
Sipas tij, në Instagramin e Romeos për një postim mund të paguhet edhe 3 mijë euro. Anaidi tregon se nuk ka kontrata poshtë 10 apo 20 mijë eurove.
Anaidi: Romeo Veshaj. Momentalisht është influencëri më i mirë në treg.
Ronaldo Sharka: Sa shkojnë çmimet për Instagramin?
Anaidi: Po mund të shkojnë dhe 3 mijë euro për një postim. Kontratat nuk mbyllën nën 10 apo 20 mijë.
Ed Manushi: I habita pak për Romeon sepse mendoja që vajzat mund të ishin më shumë influencer.
Anaidi: Në industrinë e influencërs, një nga industritë më të reja që njerëzit po paguhen shumë mirë, 80% të tregut e mbulojnë vajzat. Çuna ka shumë pak, Ervini punon, Ronaldo, Bled Mane. / Lajmi i fundit