Për kë e ka fjalën? Juli-Eglës: Të ka trajtuar si një e trashë
Mbrëmë, Julian Deda i ka kërkuar Egla Cenos që të sqarojë marrëdhënien e saj me Heidi Bacin dhe Romeo Veshajn
Prej disa kohësh Egla Ceno dhe Romeo Veshaj kanë nisur debatet e ashpra me njëri-tjetrin. E teksa Heidi Baci u mundua që të mbante një raport të mirë me aktoren, duke qenë se krijuan një miqësi brenda “Big Brother VIP3”, duket se gjërat kanë ndryshuar së fundmi.
Dy banoret kanë debatuar së fundmi, e pjesa tjetër e banorëve kanë ngritur pyetjen “nëse kjo është një lojë apo po debatojnë vërtetë?”.
Madje mbrëmjen e djeshme, Julian Deda i ka kërkuar Eglës që të sqarojë njëherë e mirë marrëdhënien e saj me Heidin dhe Romeon.
Nëse s’je pjesë e kësaj loje, se unë me këtë punë do merrem, të lutem shumë sqaroje. Ajo po luan, keq, fort, pisët”, tha Juli, të cilit Ceno iu përgjigj:
“Nuk jam pjesë e kësaj loje. Nuk kam asnjë strategji me Heidin, dua vetëm përgjigje sepse kam dalë si klluf”.
/gsh