“Mendon se po më ulën apo çfarë?”/ Egla e lënduar nga banorja e BBV3: Më shikon në sy dhe…
“Mua po më lëndon më shumë gjëja që po bën sesa gjithë gjëja që ka bërë”
Egla Ceno ka treguar se ndihet e mërzitur nga Heidi Baci, e cila pas krisjes së miqësisë së tyre ka vendosur që të mos flasë me aktoren.
Gjatë një bisede me Graciano Taganin, Egla është shprehur e lënduar nga veprimi i banores dhe shtoi se edhe nëse shoqëria e Heidit të ishte gënjeshtër, kjo e fundit duhet të sqarohej me të.
“Më ka mërzitur shumë ajo vajza, shumë. Qoftë edhe nëse “fake” ta kishte pasur të gjithë historinë, për respekt duhet të ndalonte dhe të sqarohej me mua. Mua po më lëndon më shumë gjëja që po bën sesa gjithë gjëja që ka bërë. Pse bën kështu?”, tha aktorja e njohur.
Nga ana tjetër, balerini u shpreh: “Çuditem, ka filluar strategjia”.
Më pas Egla shton se e ka shikuar në sy kur ajo po fliste dhe nuk i ka kthyer përgjigje, duke u munduar që t’a ulë.
“Mos të më shikojë mua në sy ajo dhe mos të më japë përgjigje kur flas! Më paska respektuar shumë. Çfarë mendon se po bën kur bën ashtu? Mendon se më ulën apo çfarë?”, tha Ceno. / G SH