ShowBiz
Mahnitëse/ Këngëtarja bën ndryshimin drastik në “Ferma VIP”, si duket ajo
Këngëtarja Xhesika Polo ka bërë një ndryshim drastik në paraqitjen e saj.
Ndonëse prej shumë kohësh, Xhesikën e kemi parë me flotë të shkurtra, nga kjo e hënë atë do e shohim me flokët bionde, të gjata dhe kaçurrela.
Pas vendosjes së extensions, Xhesika ka dalë në oborr ku po qëndronin një pjesë e djemëve, të cilët kanë mbetur të mahnitur nga pamja e re.
Në një moment, aktori Albano Bogdo i ka kënduar Xhesikës këngën hit të shumë viteve më parë, atë të Sabianit, “Tullaci”.
Tashmë pritet të shihet se për sa kohë do i mbajë Xhesika këtë model të ri flokësh, duke qenë se është mësuar vetëm me flokë të shkurtra./vizionplus.tv