Graciano-Romeos: Ti s’ja ke idenë se çfarë po ndodh në këtë shtëpi
Teksa qëndronin në ambientet e jashtme të shtëpisë, Romeo ka patur një ‘përplasje’ me Gracianon.
Ka qenë Graciano i cili është shprehur se Romeo nuk ia ka idenë se çfarë është duke ndodhur, të paktën për çështjen e Heidit dhe Eglës, të cilat kanë patur debate të ashpra me njëra-tjetrën, por për më tepër sipas Gracianos banori nuk ia ka idenë se çfarë po ndodh me veten e tij.
Pjesë e diskutimit të tyre është bërë dhe Françeska e cila i është drejtuar banorit që të merret fillimisht me çështjet e tij, të sqarohet me Heidin sepse nuk e bën asnjëherë atë gjë por thjesht qëndron në heshtje.
Graciano: Të buron vigjilenca nga veshët
Romeo: Unë besoj që jam më vigjilenti nga të gjithë
Graciano: Po çfarë vigjilenti je ti? Ti nuk di s’e çfarë po ndodh me situatën e Heidit dhe Eglës, ti s’di çfarë po ndodh me ty. Ti Romeo je me disa balona rozë me xixa e temina që të rrijnë sipër… je në botën e çudirave.
Françeska: Nëse ke dëshirë të sqarosh situatën time me Gracianon, apo të tjerat, ti sqaro njëher situatat e tua se të kemi parë të sqarohesh ndonjëherë me Heidin apo me ndonjë tjetër thjesht rri kështu..
Romeo: Po lëre se s’do ju jap ushqim juve unë po hajde tani o zemra./SYRI.net