“Është e sëmurë” / E ftuara ngre aludime dhe akuza të forta në emision për Françeskën, reagon familja e saj: Çështja do të ndiqet…
Banorët e spektaklit televiziv “BBV” dhe situatat e krijuara prej tyre në shtëpi, janë kthyer në një temë të ‘nxehtë’ debati edhe në panelet e diskutimit ku flitet për BBV.
E ftuar në “Ftesë në 5” sipërmarrësja Silva Heijneman, ka nxitur aludime lidhur me Françeska Muratin si individ dhe si lojtare brenda BBV, ku nuk përjashtoi dhe ‘akuzat’ se banorja po mbështetet nga vet produksioni, ndërsa shtoi se dhe historia e bullizmit e treguar nga Françeska, mund të jetë një histori e stisur për t’i ngritur imazhin.
Lidhur me deklaratat dhe aludimet e ngritura nga sipërmarrësja, ka ardhur një reagim publik edhe nga familja/të afërmit që menaxhojnë Instagramin e Françeskës ku hedhin poshtë aludimet, ndërsa tregojnë se pas daljes së saj nga BBV, çështja do të ndiqet në rrugë ligjore për shpifje, akuza dhe gjuhë ofenduese.
/OraNews