“Ça po ndodh? Jam e martuar”/ Erjola shkon pranë Françeskës dhe…
Dita e sotme ka nisur me shumë energji pozitive në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”
Dita e sotme ka nisur me shumë energji pozitive në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”.
Pas stërvitjes ushtarake, banorët janë mbledhur në oborr dhe kanë kërcyer nën ritmet e këngëve të ndryshme të vendosura në sfond.
Egla Ceno nuk ngurroi që të bënte “twerk” së bashku me Graciano Taganin, i cili e ka mësuar aktoren se si të kërcejë.
Nga ana tjetër, Françeska Murati shprehet se “nuk ka njeri që kërcen më bukur se unë” dhe në ato momente pranë saj shkon Erjola Doçi e cila bën lëvizje sensuale.
“Ça po ndodh, ça po ndodh? Ua, ua, ua, jam e martuar”, dëgjohet të thotë me shaka Françeska, teksa Erjola kërcente pranë saj.
/gsh