Akuzohet për 13 për*dhunime/ Aktori 75-vjeçar, Gerard Depardieu, thirret në policinë e Parisit
Policia franceze ka marrë në pyetje aktorin Gerad Depardieu, ndaj të cilit janë ngritur dy padi të reja për përdhunim. Bëhet fjalë për ngjarje të viteve 2014 dhe 2021, ndërsa 75-vjeçari është vënë në paraburgim
Aktori Gerard Depardieu është vënë në qendër të akzuave për dhunë seksuale. 75 vjeçari është thërritur këtë të hënë në një prej rajoneve të policisë së Parisit për të dhënë shpjegime mbi pretendimet e ngritura nga dy gra.
Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 2014 në xhirimet e filimit ” Magjistari dhe siamezi” dhe në vitin në vitin 2021 në ” Volets vertes”.
Denoncueset janë shprehur se ai I ka prekur dhe iu është drejtuar me gjuhë të rëndë ngacmuese dhe seksiste.
Deri më tani ndaj Depardieu janë regjistruar rreth 13 padi për ngacmime seksuale.
Madje ai ka qenë nën hetim që nga viti 2020 për përdhunim ndërsa u akuzua së fundmi edhe nga aktorja Hélène Darras, në kontekstin e një sulmi seksual në vitin 2007, gjatë xhirimeve të filmit “Disco”.
Charlotte Arnould ishte gruaja e parë që bëri denoncim. Edhe Emmanuelle Debever, në xhirimet e “Danton” ngriti akuza por ajo u vetëvra pa publikimit të një program televiziv mbi ngacmimet seksuale në skenë
Edhe vizita që ai zhvilloi në Kinë dhe gjuha e përdorur pas këtyre takimi është kritikuar nga bota e artit. Por Depardieu nuk ka vetëm kundërshtarë. mbi 50 artistë nënshkruan një letër të hapur, në mbrojtje të aktorit.
Mes nënshkruesve janë këngëtarja franceze dhe ish-zonja e parë Carla Bruni dhe aktorja angleze Charlotte Rampling së bashku me Carole Bouquet./OraNews