“O zot ruana b…. nga burri i shefes”- Satira e Gjekmarkajt për plagosjen me thikë të vartësit të Delina Ibrahimajt nga bashkëshorti i saj: Tani e tutje Babo ishallah s’do ndalojë martesat
NGA AGRON GJEKMARKAJ
Gruaja fut shejtanin në shishe thote një proverb, por ministret tona medet, jo nuk ja dalin, hynë në shishen e burrave thotë ai i bekuar Salianj.
Dikur të gjorat gjenin burrë siç e ka thënë Zoti vete me gojë siç burrat gra. Disa ishin vajza normale e gjeten burra normal, disa edhe pse normale gjeten çamarrokë me vese e me ndonjë lek.
Ata nuk e kursyen paranë në ditë të zezë dhe një ditë gratë e panë veten ministre, burrat u ndien mire.
Dikur thonin parja e bardhe në ditë të zezë, tani ta shtojmë paren e zezë per ditë të bardha. Kur e zgjedh burrin për qejf nuk bën t’ja thyesh zemrën.
Tahmaja shtohej, diku prona, diku tendera, diku emërime, ndoj allishverish tjeter, bereqet , bereqet, termet termet vikat Damua !!
Ndonjë humbi vite më parë postin se burri shfaqej si qerrata në faj, ndonjë se teper çapkën, të tjera mund të ikin se ai nuk mban nervat me vartësit e gruas se nxjerr biçakun, i fut një thikë në ije dhe një prapanice aq sa aktualizohet shumë thënja o zot ruana b….nga burri i shefes!
Tani duhet vrapuar tek Sigal për të siguruar të prapmen si zonë ekskluzive more të uruar.
Ndonjë bën sekserin poshtë e përpjete dhe nga frika e përgjimeve i shkruan shifrat neper letra dhe i djeg me çakmak dhe pjesën tjetër te komunikimit e bën me gishta e me mimikë si cjap buzëprerë!
Ç’kohëra more aman ç’kohera. Më mirë mos te kesh burrë fare si ka ardhe stina e moti. Te mendohesh gjate kur martohesh! Ta shtrengosh mirë fiqirin! Ti thuash rradakes perqendrohu!
Tani e tutje Babo tërbieti ishallah nuk do ndaloje martesat për ato qe duan te bëjnë karriere dhe do japë urdhër qe te ndahen ato që duan ta vazhdojnë ate!!
Qeveria ka rendësi, paraja jo dënglat sentimentale prej mikroborgjezesh. Familjet e pushtetit e kanë të madhe ngasjen dreqerit, te tjeret jetimë !
Pardje një nga enigmat e mëdha që trazonin shqiptaret nder dekada u duk sikur u shua krejt si thengjilli nën furinë e argumentit si ujë.
Por iluzion paskesh qënë , befas pas tulatjes së parë, ajo u ndez perseri si një debat intelektual, politik, gastronomik, biologjik me permasa tragjike mes eksponenteve të mazhorances.
Zëvendes Kryemistrja Belinda nga Ulëza e shoqëruar nga Tezja e partisë cila e ndiqte me admirim dhe gëzim, e gatshmë te llapashitej vete në ujë për të kapur ndonjë, shprazi gezueshem mbi “Boten shqiptare” lajmin se krapi i Ulzës është ku e ku më i mirë se krapi i Shkodrës. Ajo tha që ai është edhe gjellë edhe mish. Nën kujdesin e partisë do bëhet më i gjatë se Ulsiu dhe më i mençur se Shalsi. I brymosur me idealet tona ai do te jete solidar, social, socialist dhe i thekur majtist. Tezja u madhengjye. Mes ngasherimit tha ta duam si shok partie! Dhe kur të ngrohemi pranë zjarrit të jugut mejtimet tona tek ky krap safi të perqendrohen!
Ky ishte një perfundim historik nga ana e saj por në Shkodër lajmi u perjetua si shpallje lufte. Krenaria e Qytetit të vjeter u shkryth. Vetë Mamica alias “Madona di Scutari”, u kreshperua , u mvrenjt, mrroli vetullat dhe zjarr i dha zemerimit. Si guxueka ajo që karasin krapin kinez ta krahasoje me atë që është ketu qe kur keto troje u sajuan! Ai levend krap ushqeu Teuten, Gentin, Balshajt, Venecianet, Karahamahmutin, Ditmirin, Ilir Beqen dhe Benetin ! Tjetër çka natyra vetë perpoq tjeter shumimi artficial, ja për shembull ne pranë Babos u rritem bio jo si shtogu në meze. Shihni ata pranë Muços si rasat”.
Ky debat duket si një shpërthim bërthamor në gjirin e mazhorances ku e ku me i forte se denoncimi i Gaz Bardhit, reportazhi i Rai 3 , Drejtoret me 5 dhe ata pa numër. Mbrëmë natën Babua mblodhi shtatmadhorinë e tij dhe caktoi një komision të përbërë nga Mete, Nikoqiri, Etjeni , Gonxhe dhe Klosi të cileve u la detyrë që të hanë krap çdo ditë per tre muaj, një ditë nga i Shkodrës një tjeter nga i Ulzes, ta hanë ngadalë e me shije, të rrinë shtrembër e të flasin drejt dhe mos të nguten në konkluzione të shpejtuara.
Një komision i posaçëm në udhëheqjen e Kostes së Gramozit e Lindites, do regjistrojë gromësimat , kohëzgjatjen e tyre, duhmem dhe acidet që shperndan. Ai në fund do ju dhurojë librin e tij të ri “mbi mirëqenien sociale”. Do varin turinjet se helbete librat u shkaktojnë të kruara e kollitje po ai citon Babo rilindasin dhe “dritë e diturisë perpara do na shpjerë” e ata ulin kokën.
Babua , virani, keshilloi gjithsesi mirë është mos të shpallet superior njëri krap nga tjetri por të vihet theksi tek e ndryshmja si vlere e gjithësecilit që konflikti të shmanget, per aksh arsye ha të Shkodres per të tjera të Ulëzes. Qerratenj burra , qerrata krap, qerratesha dilema e maraze!