Life Style

“Në Kurthin e Piter Pan”/ Njihuni me 10 fëmijët e këtij edicioni, ja kush është vogëlushja 3 vjeçare që la pa fjalë Alketa Vejsiun

Është rikthyer këtë të premte programi më i dashur për fëmijët e të rriturit, Në Kurthin e Piter Pan.

Krah moderatores Alketa Vejsiu, në këtë edicion të 7-të të spektaklit si gjithnjë do të jenë 10 fëmijë. Ata janë Asja, Amber, Elia, Kian, Sibora, Jordan, Irina, Tristan, Jolie dhe Flavio.

Fëmijët u prezantuan me radhë nga Vejsiu, e cila në veçanti u ndal tek dy prej tyre, Flavio dhe Jolie, të cilët janë më të vegjlit në moshë. Flavio është vetëm 4 vjeç, ndërsa Jolie 3 e gjysmë.

Jolie është vogëlushja që spikati në edicion, e cila ishte më e vogla, por një ndër më të mençurat.

“Këta të dy janë dy mendje shumë të mençura. Janë bilbil nga mendja dhe nga goja”, tha moderatorja.

Në Kurthin e Piter Pan këtë të premte të ftuar janë Sara Hoxha dhe Alis./SOT.COM.AL

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button