Thyerje të rregullave, Agai dënon fermerët, çfarë do të ndodhë me ta?
Për thyerje të rregullave, Agai ka vendosur të dënoi Albanon, Çiljetën, Florin dhe Marianën. Ata duhet të qëndrojnë tek shtëpia e “Fakirit” deri ditën e hënë.
Moderatorja Fjoralba Ponari lexoi në zarfin e dhënë nga Agai edhe kufizimet që do të kenë katër fermerët.
“Albano, Çiljeta, Flori dhe Mariana do të qëndroni në shtëpinë e “Fakirit” deri ditën e hënë. E keni të ndaluar komunikimin me pjesa tjetër te fermerëve. Në momentet që kuzhina është e lirë do të gatuani vaktet tuaja dhe kur dushet janë të lira ju mund t’i përdorni. Komunikimet me fermerët e tjerë do t’a keni vetëm për sfidat nga kaluar. Në rast të thyerjeve të rregullave nga fakirët apo dhe fermerët do të gëzoni vetëm 30% të buxhetit. Për sjellje të mirë do të keni reduktim dënimi”,lexoi në zarf Fjoralba Ponari.