Bota
Tërmet i fuqishëm në Ishujt Bonin të Japonisë
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur ishujt Bonin të Japonisë, sipas një njoftimi të Shërbimit Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).
Thellësia e tërmetit ishte 503.2 kilometra.
Sipas informacioneve nuk kishte paralajmërim për cunami nga tërmeti, bazuar në të dhënat e disponueshme. Ishujt Ogasawara ose Bonin janë një arkipelag me 30 ishuj tropikal rreth 1000 kilometra në jug të Tokios./abcnews.al