“E çuditshme…”/ Erjola flet me Meritonin për lidhjen me Ilnisën: Jo se kisha interes…
Erjola Doçi i ka treguar mbrëmë Meriton Mjekiqit mendimin e saj për lidhjen e tij me Ilnisa Agollin
Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli, e cila tashmë është eliminuar prej garës së “Big Brother VIP3’, krijuan një marrëdhënie brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Shumë prej banorëve nuk e shikon si të vërtetë marrëdhënien e tyre dhe po për të njëjtën gjë është diskutuar dhe me Erjola Doçin e Meritonin mbrëmjen e djeshme një bisedë.
Erjola shprehet se në fillim nuk ka besuar në lidhjen e tyre por çdo gjë mori kuptim në momentin që Ilnisa la garën.
Pjesë nga biseda:
Erjola: E çuditshme Meriton. Unë nuk ja kam besuar
Meriton: Pse bre Erjola?
Erjola: Realisht nuk ju kam besuar jo se kisha interes. Nga fundi, fakti që ju shihja që rrinit me njëri-tjetrin, më bënte përshtypje. Pastaj kur iku…
/gsh