ShowBiz

Nuk po e shijojnë dot suitën vetëm? Romeos dhe Heidit në dhomë natën iu bashkua edhe…

Që prej të martës mbrëma, Heidi Baci dhe Romeo Veshaj po shijojnë një suitë të bërë posaçërisht për ta brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”

Që prej të martës mbrëma, Heidi Baci dhe Romeo Veshaj po shijojnë një suitë të bërë posaçërisht për ta brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”. Vëllai i Madh surprizoi çiftin në mënyrë që të kalonin momente të bukura vetëm.

Por në fakt nuk ka ndodhur ashtu, pasi banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë qenë mjaft kurioz për të parë suitën.

Heidi dhe Romeo kishin të drejtë që të mos i lejonin banorët e tjerë që të iknin aty, por ata kanë vendosur që të presin ‘mysafirë’.

Mbrëmë në dhomën e tyre ka shkuar Meriton Mjekiqi, i cili prej disa ditësh ka bërë paqe me Veshajn, e duket se po krijon një raport të mirë edhe me Bacin.

Madje kjo e fundit mbrëmë i tregoi moderatorit të njohur edhe për xhakuzin që kanë në suitë. E me shaka ai e pyet: “A ecën kjo, fluturon?”.

Më pas kanë nisur duke biseduar së bashku me Romeon në lidhje me rrugëtimin e tyre brenda “Big Brother VIP3”. / g sh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button