Mariana gatuan për “çunin e preferuar”, Ditea bëhet xheloze: Je e pafytyrë komplet
Xhelozi dhe batuta ka pasur mes Marianës dhe Diteas pasditen e kësaj të enjte.
Teksa aktorja ka qenë duke bërë një supë, Ditea ka shfaqyr shenja “xhelozie”, duke i thënë se gatimet e kërkesat ja plotëson vetën çunit të saj të preferuar, duke ju referuar aktorit Florian Agalliu.
Mes batutash, blogerja shton se për vajzën nuk mendon dhe nuk e pyet asnjë herë.
Pjesë nga diskutimi:
Mariana: Nuk e di e hanë çunat apo jo. Uaaa prapë çunat thashë unë
Ditea: Je e pafytyrë komplet, nuk e pranoj dot
Xhesika: Unë supën me domate nuk e ha dot
Mariana: Po ti nga dora ime nuk e ke provuar
Ditea: Bëje për çunat, të ndihmojnë ata. Ai që është në gjumë të të ndihmojë
Mariana: Ai është i sëmurë mi
Ditea: Se për atë o e bën supën
Xhesika: Kush është i sëmurë
Mariana: Flori mi
Ditea: Bëje për çunin tënd të preferuar. Nuk thua një herë goca, çuni thua gjithmonë
Mariana: Goca pasnesër.