ShowBiz

“Romeo nuk ka asnjë shenjë të një mashkulli të dashuruar”/ Juli i kthehet Eglës: Heidi ka një kujdes…

Mëngjesin e sotëm, Egla Ceno dhe Julian Deda kanë komentuar lidhjen e dashurisë mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit

Mëngjesin e sotëm, Egla Ceno dhe Julian Deda kanë komentuar lidhjen e dashurisë mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit.

Egla i ka thënë Julit se është i bindur se Romeo nuk është i dashuruar me partneren e tij. Sipas saj, aktori po e përdor romancën me Heidin për lojë , duke shtuar se Veshaj nuk shfaq asnjë shenjë të një mashkulli të dashuruar, ndërsa Heidi po.

Nga ana tjetër Juli tha as Romeo dhe as Heidi nuk i duken të dashuruar me njëri-tjetrin, ndonëse kjo e fundit sipas tij tregon më shumë kujdes për t’u dukur si e tillë.

Pjesë nga biseda:

Egla: Për Romeon jam e bindur se është në lojë totalisht. Jam e bindur 100 për qind

Juli: Mirë more se edhe ajo është në lojë. Ti e ke vënë re kur i thotë jo Romeo, rri Romeo, mos Romeo

Egla: Romeo nuk ka asnjë sjellje të një mashkullit të dashuruar, mund të jetë…

Juli: Edhe kjo s’më duket shumë

Egla: Unë kam zgjedhur me vetëdije që ti besoj kësaj, sepse me këtë që nga dita zero një “filling” u zhvillua dhe unë e kam ruajtur veten që mos ti fus hundët më

Juli: Unë nuk e di se sa të dashuruar janë, prandaj kam vendosur që në ditën 1 që jam marrë me ta… Ai nuk jep asnjë shenjë të një mashkulli të dashuruar, as kjo por ka një kujdes më të tepërt për të treguar shenjat sikur është e dashuruar. Tregohet fisnike, e mbron kur nuk ka të drejtë/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button