ShowBiz

“Po më trajtoni si të sëmurë” / Çfarë i ndodhi Romeos: Po më del zemra vendit…

Erjola ka marrë birrat në dorë dhe i është drejtuar suitës, ku Romeo qëndronte shtrirë.

Pasditen e sotme, Vëllai i Madh ka vendosur t’ju japë vajzave të shtëpisë një mison të rëndësishëm. Vajzat nuk duhet të lejojnë djemtë të flenë gjumë mbrëmjen e sotme deri në orët e para të mëngjesit. Nëse vajzat arrijnë të kryejnë këtë mision, një surprizë shumë e bukur është rezervuar për to.

Vajzat kanë nisur të ndërtojnë planin se si të mbajnë zgjuar djemtë por sipas tyre problemi më i madh është Romeo dhe Meritoni, pasi ata flenë shumë.

Ndërkohë që Romeo ka qenë duke fjetur në suitë, Roza i është bashkuar dhe është munduar ta zgjojë, ndërkohë që në dorë mbante dy birra. Pavarësisht se ka bërë të pamundurën për ta zgjuar, ajo nuk ka mundur dhe si pasojë i ka kërkuar ndihmë Erjolës.

Më pas Erjola, ka marrë birrat në dorë dhe i është drejtuar suitës, ku Romeo qëndronte shtrirë.

Erjola: Hajde, hajde zgjohu. Nuk ka lezet tani, se me ata që u zure janë duke luajtur andej. Hajde pimë një birrë.

Romeo: Më doli zemra vendit.

Erjola: A kupton? Cfarë fle o burri dheut. Nuk lezet.

Romeo: O lali cfarë po bën?

Erjola: Cohu Romeo, cohu bëjmë një gëzuar për qejf. Hajde luajmë jashtë. Janë të gjithë jashtë. Eshte edhe Heidi pa qejf.

Romeo: Pse më trajtoni si të sëmurë.

Erjola: Jo, nuk je i sëmurë.

Romeo: Të qetësohem vetëm 20 minuta se erdhi edhe Roza edhe i thashë ik.

Erjola: O Romeo, hajde. Gëzuar. Cohu, se e di që je i mërzitur.

Romeo: 20 minuta o shpirt.

Erjola: O Romeo, për kaq mërzites ti, ke patur 20 veta mbi kokë.

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button