ShowBiz

“Me mua si ke qenë, lojtar apo njeri?”/ Si i përgjigjet Juli-Erjolës?

Erjola Doçi dhe Julian Deda duket se kanë krijuar një miqësi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”

Erjola Doçi dhe Julian Deda duket se kanë krijuar një miqësi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”.

Disa prej banorëve e kanë kritikuar shpesh aktorin e njohur se po i përdor vajzat e shtëpisë për lojën e tij, pavarësisht se ai e mohon një gjë të tillë.

Madje herë pas here i kanë thënë Erjolës se është ‘sekretarja’ e Julit. Një gjë e tillë e ka nervozuar moderatoren, e cila u ka kërkuar banorëve që mos të ia thonë më.

E mbrëmë teksa qëndronin jashtë në oborr, Doçi ka vendosur që t’a pyesë troç Dedën në lidhje me raportin e tyre miqësor. Ajo kishte dëgjuar një bisedë mes Meriton Mjekiqit dhe Julit, ku ky i fundit ishte shprehur “jam dhe lojtar dhe njeri”.

E pikërisht për këtë e pyeti aktorin e njohur, duke iu drejtuar: “Me mua si ke qenë, lojtar apo njeri” dhe Deda iu përgjigj: “Vetëm njeri me ty”.

Pjesë nga biseda:

Erjola: Dëgjova që citove një fjalë ‘jam dhe lojtar dhe njeri’, aty te bari që po ia thoje Meritonit. Me mua si ke qenë, lojtar apo njeri?

Juli: Vetëm njeri me ty. Pse kur kemi fol ndonjëherë për…

Erjola: Jo e di, por doja unë që të ma konfirmoje. Se duke e shprehur këtë gjë, krijon edhe konfuzione në publik.

Juli: Me ty luaj unë. Me Rozën luaj se edhe ajo luan. / G SH

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button