ShowBiz

“Je i poshtër, më ik nga sytë”/ Eglës nuk i zgjat shumë pajtimi me këtë banor, plas sherri në mes të natës

Asnjë nga djemtë e shtëpisë së “Big Brother VIP3” nuk duhej që të flinte mbrëmë

Asnjë nga djemtë e shtëpisë së “Big Brother VIP3” nuk duhej që të flinte mbrëmë. Ky ishte misioni sekret që Vëllai i Madh u dha një ditë më parë të gjitha vajzave. Këto të fundit bënë çdo veprim të mundshëm në mënyrë që djemtë mos të bënin gjumë.

Teksa Meriton Mjekiqi ishte shtrirë në krevatin e tij, Egla Ceno i ka shkuar pranë duke i prekur gjërat e tij personale. Një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer aspak moderatorit dhe si pasojë ka nisur edhe një debat i fortë mes tyre, ku nuk kanë munguar as ofendimet.

Egla i mori një pikturë, të cilën Meritoni i thotë që të mos e prekë pasi është e ‘shenjtë për të’. Ceno jo vetëm që e prek pikturën që e kishte bërë Ilnisa Agolli, por edhe e merr me vete teksa ecte nëpër shtëpi.

Në mënyrë që Mjekiqi të merrte pikturën vendosi që t’i kërkonte Eglës ndjesë për të gjitha gjërat që i kishte thënë. Por duke qenë se ajo ishte në mision, vendosi që të mos ia rikthente.

E si pasojë, moderatori kishte nisur me ofendimet, të cilat e bënë aktoren që të shpërthente keq ndaj tij.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: Të lutem ma jep pikturën

Egla: Të mos më lutesh fare se je i poshtë. Je i poshtër. Më kërkove ndjesë dhe pastaj m’u ktheve më keq. Sa herë më thua ato gjëra që më thua ‘teta Eglantina, treni i fundit, shtrigë e palaço cirku’, kjo është mënyra se si unë ndihem. Sa më keq akoma.

Meritoni: Ma jep pikturën të lutem

Egla: Dhe ti tani je duke provuar. Më kërkove ndjesë dhe nise më keq. Duhet të më ikësh nga sytë. Mësoje mësimin/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button