ShowBiz

Djemtë u “torturuan” / Misioni sekret i vajzave del zbuluar, çfarë i kishte ngarkuar Vëllai i Madh

Të gjitha vajzat e shtëpisë së “Big Brother VIP3” kishin dje një mision sekret të dhënë nga Vëllai i Madh

Të gjitha vajzat e shtëpisë së “Big Brother VIP3” kishin dje një mision sekret të dhënë nga Vëllai i Madh. Ato nuk duhej që të linin djemtë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri që të flinin.

Sa shikonin një nga djemtë të shtrirë për të pushuar, ato u shkonin pranë dhe nuk i linin, duke bërë biseda nga më të ndryshmet. Madje kanë nisur edhe debate të shumta mes tyre.

Por Graciano Tagani e ka kuptuar lojën e vajzave. Teksa Julian Deda, Romeo Veshaj, Françeska Murati dhe Erjola Doçi ndodheshin jashtë në oborr, ai shkon dhe u thotë se vajzat kanë një mision sekret që t’i lënë ata zgjuar.

Juli shprehet se nuk e ka problem pasi nuk ka bërë gjumë netët e kaluara dhe nuk do fle as sonte. Nga ana tjetër Romeo thotë se do rrinte edhe dy net zgjuar që të fitonin vajzat.

Pjesë nga biseda:

Graciano: Këto vajzat e tona të dashura e kanë mision që të gjithë çunat të na mbajnë zgjuar

Juli: Po mirë le të na mbajnë zgjuar apo më plasi mua. Unë nuk kam fjet asnjë natë, po fle sonte

Romeo: Nëse e kanë kështu, patjetër le të na mbajnë o burrë, nuk ka problem, vetëm të fitojnë këto. O lali për ju rri 2 net/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button