ShowBiz

“Ti je dashuria e tij e dytë…”/ Egla dhe Juli ngacmojnë Heidin për Romeon: Ai është më i tërhequr nga…

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë surprizuar mbrëmë nga Vëllai i Madh pasi i ka dërguar në një suitë

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë surprizuar mbrëmë nga Vëllai i Madh pasi i ka dërguar në një suitë. Çifti kishte të drejtë të lejonte banorët e tjerë të shtëpisë së “Big Brother VIP3” që të hynin aty.

E teksa Romeo nuk ishte në suitë, Egla Ceno ka shkuar pranë Heidit ku i tha se ‘partneri i saj është më i tërhequr nga Julian Deda se sa nga ajo’.

Kjo për shkak se aktori e la vetëm në suitë Heidin dhe u largua për të debatuar me Julin në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ndërsa kjo gjë e ka mërzitur shumë të dashurën e tij.

Më pas në suitë është futur edhe Juli dhe Baci e pyet: “Ti deri tani ishe duke debatuar me Romeo?”.

“Ishte te dashuria e tij e parë, ti je e dyta zemër”– iu përgjigj aktori i njohur, duke nënkuptuar se Romeo i kushton më shumë vëmendje atij sesa Heidit.

Pjesë nga biseda:

Egla: Çe do ti këtë? Për Zotin ta them sinqerisht. Ti je pa atë, ai është më i tërhequr nga Juli në këtë moment

Heidi: Jo është në dhomën e rrëfimit

Egla: Jo është jashtë duke bërtitur

Graciano: Leje mos ia prish qefin

Egla: Qefin ia prishin ai jo unë. Çfarë bën jashtë o burrë? Gjithë muajin e la duke pritur se nuk besonte, tani po mban të njëjtin qëndrim.

Juli futet në suitë

Heidi: Ti deri tani ishe duke debatuar me Romeo?

Juli: Duke debatuar me Romeon!

Heidi: Ku ishte Romeo deri tani?

Juli: Ishte te dashuria e tij e parë, ti je e dyta zemër

Heidi: Je ti?

Juli: Tani ti e kupton këtë gjë / g sh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button